Prezantimi i Xhemailit, Galatasaray ia shkruan në shqip mbiemrin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Futbollisti shqiptar nga Bogovina e Tetovës Blerim Xhemaili, që luan me kombëtaren e Zvicrës, ka bërë prezantimin e tij te skuadra e re Galatasaray, menjëherë pas ndeshjes së djeshme eleminatore kundër Anglisë.

Ish mesfushori i Napolit dhe Parmës udhëtoi menjëherë drejt Stambollit për të bërë prezantimin zyrtar te ekipi i famshëm turk.

Interesant është edhe fakti që mbiemri i tij në fanellë do të shkruhet në shqip, Xhemaili dhe jo siç e kemi parë gjithmonë, Dzemaili. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori