Prezantohet Ajeti: Nuk më ka sjellë De Biasi në Serinë A
Më në fund erdhi edhe dita e Arlind Ajeti. Mbrojtësi i kombëtares sonë është prezantuar gjatë konferencës për shtyp të mbajtur sot në mesditë në zyrat e klubit të Frosinones.

Ajeti ka folur për De Biasin, trajnerin e tij në kombëtare, i cili mund të jetë promotori i kësaj lëvizje: “De Biasi është një trajner shumë i mirë. Të stërvitesh nga një italian në kombëtare nuk mendoj se mund të më ndihmoj në Serinë A. Besoj shumë tek De Biasi, më ka dhënë shumë në aspektin mbrojtës dhe taktik”.

Më tej ai ka sqaruar se u largua nga Baseli për shkak se ambienti për të nuk ishte më njëlloj pas largimit të trajnerit Sosa te Fiorentina. Në lidhje me pozicionin ai deklaroi se preferon të luajë si mbrojtës qendre, por është i gatshëm të aktivizohet edhe në krahë. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2015, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori