Prezantohet Cerci: Atletico, një ëndërr për mua (FOTO LAJM)

Pëlqej
"Është një ëndërr për mua të luaj për Atletico Madrid". Kështu u shpreh gjatë prezantimit te "Los Colchoneros" ish futbollisti i Torinos Alessio Cerci. Për ti dhënë mirëseardhjen lojtarit që kushtoi 16+3 milionë euro, përveç presidentit Enrique Cerezo, në "Vicente Calderon" ishin të pranishëm rreth 2 mijë tifozë.

"Do të përpiqem të rifitoj Kombëtaren dhe nuk jam i zhgënjyer nga mosthirrja e Contes. Presioni nuk më tremb. Do jap maksimumin për të fituar besimin e Simeones dhe tifozëve. jemi një skuadër e fortë dhe do të japim gjithçka si në Champions League ashtu edhe në La Liga", u shpreh Cerci.

Italiani do të mbajë fanellën me numër 22. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori