Enigma më emadhe në aksin e transferimeve të futbollistëve mes Anglisë dhe Francës, ka marrë zgjidhjen përfundimtare, me prezantimin e talentit
belg të Lille,
Hazard që është bërë
futbollisti më i ri te
Chelsea.
Transferimi më i ri i
Chelsea, Eden
Hazard thotë se e zgjodhi ekipin anglez për të fituar sa më shumë trofe që të jetë e mundur. 21 vjeçari ndihet i lumtur që iu bashkua kampionit evropian, ndërsa nuk la pa përmendur objektivat që ka.
“Është një ëndërr që u bë realitet. Mezi pres të fillojë sezoni, kështu që mund të takohem me shokët e rinj, adhuruesit dhe të gjithë njerëzit që janë të përfshirë në klub. Dëshiroj të luaj sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur, të shënoj sa më shuam gola dhe ta
fitoj një vend në zemrën e tifozëve. Kam ardhur këtu të
fitoj shumë trofe”, tha
futbollisti belg. Pak ditë më parë ai tha se do të transferohej në një na skuadrat e Manchester, por pa specifikuar se ku, ndërsa më pas zgjodhi kalimin te fituesit e Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2012,
ora 17:10