Prezantohet Kaka: Dua të jem lideri i Milan
Sot është dita e Ricardo Kaka. Mesfushori brazilian, i rikthyer te Milan në fundin e merkatos së verës, është prezantuar sot zyrtarisht me fanellën kuqezi.

KAKA: "Nuk ndjej asnjë barrë apo përgjegjësi, dua vetëm të jem i lumtur me tifozët kuqezinj. Scolari? Kam një raport të mirë me teknikun, por nuk ka folur me të para se të marrë këtë vendim. Milan është një ndër shtatë skuadrat më të mëdha në Europë dhe detyra është marrja e pikëve dhe fitoret. Real Madrid? Nuk mendoj se kam bërë krahasuar me mundësitë që më janë dhënë"

GALLIANI: "Shevchenko ka dashur vetë të largohet, ndërsa Kaka nuk e ka kërkuar kurrë një gjë të tillë. Ishte një vendim i vështirë por i drejtë për atë kohë. Në atë janar të famshëm, Manchester City ofroi një shumë të rëndësishme, më e madhe se ajo që pagoi Real Madrid këtë vit për Bale, por presidenti dhe lojtari thanë jo. Dhe më pas erdhi Real Madrid. Por ajo është e shkuar e harruar". /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori