Prezantohet Osvaldo: Dua të jem protagonist te Inter (FOTO LAJM)

Pëlqej
Është dita e Daniel Osvaldos në shtëpinë e Interit. Sulmuesi i ri i zikaltërve u prezantua zyrtarisht në një konferencë për shtyp ku bëri edhe daljen e parë pas transferimit nga Southampton.

"Mbërritja te një skuadër si Inter është një nder i madh, jam shumë i lumtur. Kam shumë uri të kthehem si protagonist pas një viti të veçantë, ridua të kthehem në nivelet më të larta me këtë fanellë. Kur të thërret një skuadër si Inter nuk ke asnjë dyshim", u shpreh italo-argjentinasi.

Më pas Osvaldo foli edhe për ish skuadrën e tij, Juventus: "Jam i qetë, kam kaluar një eksperiencë shumë të bukur si bardhezi dhe ishte shumë bukur të fitoje Skudeton. Më pas kapitulli i mbyllur". /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori