Prezantohet Ozil: Fenerbahcen nuk e krahasoj as me Realin
Pas zyrtarizimit të kalimit te Fenerbahce dhe hedhjes së firmës mbi kontratë për 3 sezone e gjysmë, ka ardhur edhe prezantimi i Mesut Ozil te skuadra nga Stambolli. Mesfushori turko-gjerman pavarsisht se në karrierën e tij ka luajtur në klubemëdha si Reali i Madridit apo Arsenali, nënvizoi se Fenerbahce është diçka tjetër për të, diçka më e rëndësishme.

"Kam luajtur në klube shumë të mëdha, por Fenerbahce është gjë tjetër për mua. Me të vërtetë e vlerësoj klubin dhe shpresoj se do të jetë gjithçka mirë. Kur shihja Fenerbahcen më pëlqeu Jay-Jay Okocha për stilin e tij të lojës. Në ekipin aktual mezi pres të luaj me Dimitris Pelkas, pasi ne luajmë në të njëjtën pozitë dhe ai është një lojtar shumë i talentuar", u shpreh Ozil.
Shtuar më 27/01/2021, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori