Prezantohet Rabiot: Kam marrë këshilla nga Buffon, më ka folur shumë për Juven
Adrien Rabiot është përforcimi i dytë i Juventusit me kosto zero për sezonin e ri, pas firmës me Aron Ramsej. Ditën e djeshme, mesfushori kaloi me sukses testet mjekësore, ndërsa në ditën e sotme ishte parashikuar edhe konferenca e parë për shtyp e francezit si lojtar i Juventusit.

Rabio theksoi se me bardhezinjtë ka pasur kontakte edhe në raste të tjera, megjithatë tashmë ishte momenti i duhur për t’u bashkuar me kampionët e Italisë. Sakaq, 24-vjeçari shtoi se në vendimin e tij kishte ndikuar edhe Bufon, i cili në sezonin e kaluar ishte shok skuadre me portierin, ndërsa edhe këtë sezon sërish me shumë mundësi do të jenë së bashku te Juventus.

"Ka pasur kontakte edhe më parë me Juventusin, por ishte një tjetër kohë dhe tjetër situatë për mua. Në mendimin tim, tashmë, është momenti i duhur, dhe ja ku jam. Vitin e kaluar Bufon më ka dhënë shumë këshilla dhe ai fliste shumë për Juven. Për mua ai ishte njeriu i duhur për të më dhënë këshilla. Është një njeri shumë i rëndësishëm, edhe në anën personale, ka luajtur rol në vendimin tim.
Shtuar më 02/07/2019, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori