Prezantohet Ranieri: "Kur të thërret Roma, nuk mund ti thuash jo"
Roma nuk ka humbur kohë nga shkarkimi i Eusebio Di Francesco teksa sot ka emëruar zyrtarisht Claudio Ranierin, shkruan Albeu.com.

Italiani i cili ishte shkarkuar nga Fulham vetëm pak ditë më parë ka pranuar ofertën e Romës duke firmosur për 3 muaj.

Megjithatë në rast se Italiani kualifkohen verdhekuqtë në Ligëne Kampioneve sezonin e ardhshëm atij mund ti ofrohet kontratë të re.

"Për mua është një sfidë e re e, jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi. Kur të thërret Roma, është e pamundur ti thuash jo"

Ndërkohë për Ranierin foli dhe Totti: Claudio nuk është vetëm një tifoz i tifoz i Romës, i lindur dhe rritur në kryeqytet, por ai është një nga trajnerët më me përvojë në botën e futbollittha Totti. Tani kemi nevojë për eksperiencën e tij, ai është i aftë për të na udhëhequr në 4 vendet e para per te luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, përfundoi Totti. /albeu.com/

Shtuar më 08/03/2019, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori