Prezantohet Rebic: Kur dëgjova për Milanin, nuk hezitova të firmos
Futbollisti i ri i Milanit, Ante Rebic, beson se është gati për të luajtur për kuqezinjtë.

Rebic erdhi te Milani në marrëveshjen e shkëmbimit me Andre Silvën, i cili kaloi te Eintracht Frankfurt në ditën e fundit të merkatos.

“Është ëndërr të jem në këtë klub. Kam bërë disa stërvitje me ekipin dhe shpresoj të kem sezon të mirë”, tha Rebic.

“Tashmë di shumë për këtë klub të shkëlqyer, për historinë. I kam thënë Bobanit se dua të bëj sa më mirë. Bisedime me Interin? Nuk kam folur direkt me Interin, ndoshta agjenti im po. Kur dëgjova për Milanin, nuk hezitova. Fola gjithashtu me babain dhe më tha që të vij këtu”, pranoi kroati.

Rebic thotë se është gati për lojë dhe pret minuta kundër Hellas Veronës.

“Ndihem i përgatitur mirë. Kam luajtur me ekipin kombëtar dhe gjithashtu me Eintracht. Ndihem gati, por varet nga trajneri”, shtoi ai mes tjerash.
Shtuar më 13/09/2019, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori