Prezantohet Rojo, do të mbajë numrin 5
Pëlqej
Marcos Rojo ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me Manchester United pasi ka kompletuar transferimin e në Old Trafford nga Sporting Lisbona.

Skuadra e Louis van Gaal besohet se ka paguar 16 milionë euro për argjentinasin, përfshirë edhe një huazim të Nanit për një sezon.

Rojo është nënshkrimi i tereë i verës për United, pas arritjes së Ander Herrera dhe Luke Shaw më herët gjatë verës. Ai mund të luajë në tre pozicione të mbrojtjes.

“Marcos është një mesfushor i talentuar. Ai ka luajtur në nivel të lartë në botën e futbollit dhe mund të luajë edhe në qendër ose në të majtë të mbrojtjes”.

“Ai ka aftësi, fuqi fizike dhe vullnet për të mësuar që do të thotë se ai ka një të ardhme të ndritshme përpara tij. Ai kishte një Botëror të fuqishëm dhe ka luajtur në Evropë për disa vite. Ai është një shtesë e mirë për ekipin”, ka thënë Van Gaal.
Shtuar më 20/08/2014, ora 21:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori