Prezantohet Suarez: Barça, ëndërr që në fëmijëri (FOTO LAJM)

Pëlqej
"Të luash në këtë klub është një ëndërr". Këto janë fjalët e Luis Suarez gjatë prezantimit të sotëm në "Camp Nou". Blerja e madhe e verës për Barcelonën luajti dje takimin e parë me ekipin e tij të ri, ndërsa mesditën e sotme bëri edhe prezantimin zyrtar.

"Kam realizuar një ëndërr që e kam patur që fëmijë. Të luash në këtë stadium është një emocion i pabesueshëm. Jam një sulmues dhe më pëlqen të shënoj, jam këtu për të ndihmuar këtë skuadër fantastike", tha mes të tjerash sulmuesi uruguajan. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori