Prezantuesja shqiptare i befason të gjithë: Ja pse nuk mund të flirtoj me djem gjatë verës
Alesia Bami është shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj sentimentale dhe mundohet ta mbajë larg vëmendjes së mediave.

Së fundmi, bukuroshja e “Procesi Sportiv” ka zbuluar se vera nuk është stina e duhur për të për gjetjen e dashurisë.

Ish-velina u shpreh se nuk ka mundësi të flirtojë me djem pasi shkon në gjiret ku nuk ka njerëz kur del me shoqërinë. Ndërsa kur shkon në plazh me familjen zgjedhin vendet ku nuk ka rini.

Megjithatë ajo shtoi se flirtimet e verës nuk i mendon si diçka serioze dhe janë të shkurta.

“Unë nuk flirtoj dhe nuk njoh njerëz në verë për arsye se jam në këto gjiret që s’ka njerëz. Prandaj nuk njoh. Jam me shoqërinë ose me familjen time. Me familjen jam në vende ku nuk ka shumë rini dhe nuk kam mundësi ku të flirtoj. Nuk i mendoj si diçka serioze flirtimet e verës, mendoj që janë shumë të shkurtra,”- tha Alesia Bami në “E diell”.

Shtuar më 13/07/2020, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori