Manchester United është kualifikuar në raundin e pestë të FA Cup, pasi e mposhti 4:0 skuadrën e Wigan Athletic.
Bastian
Schweinsteiger, i cili e nisi këtë ndeshje si titullar, është shpallur më i miri i ndeshjes nga “Sofascore.com”, duke u vlerësuar me notën më të madhe (8.6).
Kësaj paraqitje i është gëzuar edhe
Jose Mourinho, i cili konfirmoi se gjermani nuk do të largohet dhe se do të
përfshihet tani në listën për ndeshjet në Europa League.
“
Schweinsteiger do të qëndrojë dhe do të
përfshihet në listë për Europa League”, ka thënë
Jose Mourinho. /Albeu.com/
Shtuar më 29/01/2017,
ora 20:55