Prifti katolikë i zhgënjyer nga Lila: Nuk e prisja nga ty!
Prifti katolik i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Agustin Bardhi ka mbetur i befasuar nga talljet e mbrojtësit të kombëtares Andi Lila ndaj të krishterëve ortodoksë.

Duke postuar në profilin e tij në "Facebook" ka thënë se Lila duhet të respektonte ritet fetare të besimit ortodoks. Gjithsesi pavarësisht video-skandalit që është përhapur sot, ai u ka uruar fitore kuqezinjve tanë ndaj Italisë.

Statusi i Dom Agustin Bardhit

Nuk e prisja nje gje te tille nga Andi Lila! Me vjen shume keq per talljen e bashke-vellezerve te krishter ortodoks.

Gjithsesi ska gje, do te kete gjithmone njerez qe do te na tallin e do te na levdojne. Po nuk ke pse çuditesh more Andi me bekimin me uje, eshte nje rit krejt normal per “boten e Krishtere” e as me puthjen e unazes Ipeshkvore. Kishte mjaftuar t’i refuzoje nese nuk te pelqenin, edhe mund t’i kishe respektuar pa patur nevoje per tallje…

Gjithsesi une jam me ju, e shpresoj fort qe te fitoni e ta nderoni ate Flamur te Gjergj Kastriotit qe une e dua shume, qe nuk e pati kurr problem bekimin me uje…

Me vjen keq per ate femije qe eshte me ju, qe do rritet me kete “humor burgu” ai meriton patjeter me shume e me mire se kaq.
Nejse, gjithmone fajet i ka regjia ne keto raste!

Forca djema, na nderoni me fitore.
Shtuar më 23/03/2017, ora 17:14
zvicra
e Enjte 23 Mars 2017, Ora 17:30
Shko more nlesh prifti
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori