Primera Division "ndez" motorët
Si gjithmonë në fund fiton futbolli. Primera Division do të nisë ashtu siç ishte në program: këtë fundjavë dhe pa ndryshime oraresh, me sfidën e parë të së shtunës më 18 Gusht mes Celta Vigo dhe Malaga në orën 19:00.

Klubet të cilat kërcënuan me bojkot në rast se nuk rishikoheshin oraret e ndeshjeve dhe nuk kryheshin pagesat e prapambetura nga të drejtat televizive ranë dakort në asamblenë e Ligës së Futbollit Spanjoll të tërhiqen për momentin, në mënyrë që t’i zgjidhin problemet e tyre pa dëmtuar futbollin.

Sipas presidentit të Ligës së Futbollit, Jose Luis Astiazaran, të gjitha kërkesat e klubeve do të shqyrtohen me qetësi dhe do të zgjidhen. E rëndësishme në uljen e tensionit mes palëve ishte prezenca në mbledhje e Sekretarit të Shtetit për Sportin, Miguel Cardenal, i cili e cilësoi mbledhjen si shumë pozitive ndërsa presidenti i Atleticos së Madridit theksoi se është fillimi i një marrëdhënie të mirë mes palëve, aq më tepër që dhe shteti spanjoll më në fund u ndërgjegjsua për problemet kryesore që ka La Liga, sidomos në ndarjen e të drejtave televizive. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2012, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori