"Princi i Asturias", finale mes Casillas dhe Xavi
Iker Casillas, Xavi Hernandez dhe Komiteti Paraolimpik ndërkombëtar janë tre finalistët e çmimit "Princi i Asturias" për sportin që do të jepet sot më datë 5 shtator. Ky çmim i jepet një sportisti ose institucioni që ka dhënë kontribut të vyer në këtë fushë.

Xavi Hernandez dhe Iker Casillas u shpallën si finalistë nga presidenti I FIFA-s Joseph Blatter, ndërkohë që mes kandidatëve për fitimin e tij ishin gjithashtu dhe fondacionet e Real Madrid dhe Barcelonës, alpinisti Messner dhe lojtarët e basketbollit Yao Ming dhe Dirk Nowitzky.

Ky çmim në fushën e sportit jepet rregullisht që prej vitit 1987. Vitin e shkuar ishte atleti etiopian i garave të 5 mijë dhe 10 mijë metrave, Haile Gebreselasi ai që fitoi çmimin e "Princit të Asturias".

Ndërkohë që në dekadën e fundit pesë sportistë ose institucione të sportit në Spanjë kanë mundur të vlerësohen me këtë trofe. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2012, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori