Prindër për herë të dytë, Loriku dhe bashkëshortja e kanë gati emrin e bebushit (FOTO LAJM)

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, shumë shpejt do të bëhet baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij, Monica, është në pritje të ëmbël dhe vetëm disa ditë më parë na tregoi për herë të parë barkun e rrumbullakosur.

Çifti kishte pozuar para pasqyrës, teksa Loriku i kishte rrethuar partneres barkun me të dyja duart e tij.

Pas vogëlushit Bojken, familja do të zgjerohet me një bebush, gjininë e të cilit ende nuk e dimë.

Në muajin tetor të vitit që lamë pas, Lorik Cana u shpreh në një intervistë për “Wake Up” se ai dhe bashkëshortja e kishin menduar edhe emrin e fëmijës së dytë, që para se Monica të ishte shtatzënë.

Sipas ish-kapitenit, nëse fëmija i dytë do të ishte vajzë, do ta quanin Enkelejda, pasi i pëlqejnë shumë emrat ilirë.

Një emër të tillë ka edhe Bojken, i cili tashmë është 4 vjeç.

Epo, tani të gjithë e dimë si do të quhet motra e Bojkenit, gjithmonë nëse bebushi do të jetë vajzë!
Shtuar më 17/09/2019, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori