Prindër për herë të parë, Graniti dhe Leonita zbulojnë emrin e vogëlushes (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme, futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të parë.

Leonita solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e ndau vetë futbollisti në rrjete sociale.

Ai publikoi në profilin e tij në Instagram foton e parë me të voglën, të cilin i kishin treguar vetëm dorën e vendosur mbi dy duart e prindërve.

Vetëm pak më parë, Leonita ka zbuluar për ndjekësit në Instagram emrin që ajo dhe Graniti kanë zgjedhur për bebushen e tyre.

Dyshja e ka pagëzuar të voglën me emrin Ayana.

Ayana Xhaka. Mami dhe babi të duan përgjithmonë.”- shkroi bashkëshortja e futbollistit krahas fotos së publikuar në Instagram.

Shtuar më 08/10/2019, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori