Troditen marrëdhëniet mes Mourimhos dhe United, portugezi afër shkarkimit
Drejtuesit e skuadrës angleze, Manchester United nuk janë të kënaqur me punën që po bën Jose Mourinho

Trajneri Jose Mourinho nuk e ka të sigurt të ardhmen në Manchester pas rezultateve jo të mira në këto ndeshjet e fundit.

Më herët ishte thënë se klubi dhe portugezi po negociojnë për vazhdimin e kontratës, por ato tashmë janë ndalur.

Megjithatë raportohet se drejtuesit e Unitedit nuk janë të kënaqur me rezultatet e fundit, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij në "Old Trafford".

Ata po ashtu nuk janë të kënaqur me dominimin e Cityt dhe nuk besojnë se rivali i tyre do të ndalet me portugezin në krye të skuadrës. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2017, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori