Prishen planet e Gazidis? Rangnick kontaktohet edhe nga Borussia e Dortmundit
Prej disa muajsh mediat europiane raportojnë se gjermani Ralf Rangnick do të ulet në pankinën e Milanit për sezonin e ardhshëm, ndërsa edhe ish drejtuesi i kuqezinjve, Zvonimir Boban pati konfirmuar diçka të tillë menjëherë pas shkarkimit.

Vetë Rangnick ka lëshuar deklarata kontradiktore në lidhje me këtë argument, por asnjëherë nuk e ka mohuar mundësinë për t’u ulur në pankinën e kuqezinjve dhe për të nisur një projekt të ri për ringritjen e klubit.

Megjithatë nga Gjermania raportojnë sot se Rangnick është kontaktuar së fundi edhe nga drejtuesit e Borussias së Dortmundit, të cilët pasi dështuan sërish të fitojnë titullin kampion, kanë vendosur të shkarkojnë teknikun aktual Favre.

Vetë Rangnicki duket i joshur nga ideja për të drejtuar verdhezinjtë, të cilët janë një klub me shumë futbollistë të rinj në ekip, një strategji kjo që pëlqehet edhe nga tekniku gjerman, që ka bërë të njëjtën gjë kur ishte në krye të Leipzig.

Nëse Rangnicik do të pranojë ofertën për të drejtuar Borussian e Dortmundit sezonin e ardhshëm, atëherë do të prishë edhe planet e Gazidis, që po përgatiste një revolucion te Milani, për të larguar veteranët dhe për të afruar të rinj me perspektivë.
Shtuar më 14/06/2020, ora 08:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori