Prishet "mallkimi", Franca mposht Spanjën (VIDEO)
Pëlqej
Pas tetë vjetësh Franca arriti të thyejë mallkimin spanjoll. "Gjelat" e Didier Deschamps mundën Spanjën në miqësoren e parë pas Botërorit, me ekipin e Vicente Del Bosques që po kërkon ende të mbyllë plagët që i hapi Botërori në Brazil. Ndaj një Spanje në tranzicion, në pritje të revolucionit të plotë, vendasit fituan 1-0 pas një goli të Loic Remy në minutën e 74-të, që finalizoi një aksion perfektvendasve.

Një rezultat i drejtë pasi Franca u përpoq më shumë gjatë gjithë takimit, madje ju anulua dhe një gol në fillimin e pjesës së dytë me Benzeman, që ishte në pozicion të rregullt.

Ndërkohë te "La Roja" spikatën shumë emra të rinj në formacion, ndërsa në pjesën e dytë trajneri i dha dorën dhe të rinjve. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori