Situata te
Lazio nuk është aspak e mirë. Madje dy shefat e
skuadrës, presidenti Lotito dhe drejtori Igli
Tare kanë acaruar thellë raportet.
Rënditja e
skuadrës dhe strategjia e blerjeve ka bërë që raportet mes dy shefave të Lazios të jenë me tensione.
Shitja e mbrojtësit sllovak Vavro te Genoa është kontestuar nga
Tare, gjë që e ka irrituar Lotiton i cili kishte arritur marrëveshjen me drejtorin e Genoas. Lotito e
Tare kanë mendime të kundërta edhe për afatin e janarit.
Synimet e tyre thuhet se dallojnë shumë dhe për këtë trajneri Inzaghi është i pavendosur për blerjet e mundshme në këtë afat.
Raportohet se një debat verbal ka ndodhur sot në Formello gjatë kohës kur po stërviteshin lojtarët e
skuadrës.
Shtuar më 05/01/2021,
ora 13:04