Prishja e "Qemal Stafës", po Partizani ku do të luajë?
Kemi parë në këto javët e para të kampionatit të Superligës se shumë skuadra, si Vllaznia, Flamurtari dhe Laçi të luajnë jashtë fushës së tyre, me të vetmit vlonjatet që janë kthyer të zhvillojnë ndeshjet në shtëpi, por kësja liste do t’i shtohet së shpejti edhe Partizani, që me shembjen e “Qemal Stafa”-s do të mbetet pa shtëpi.

Në fakt, të kuqtë, do të duhet të emigrojnë, ose të gjejnë një akord me klubin e Tiranës, që i parapriu kësaj dite duke vënë dorë tek “Selman Stermasi”, raporton Sport Ekspres.

Një problem jo i vogël për të kuqtë, duke qenë se nëse për Kupa nuk është problem vendi, pasi mund të luhet edhe në ministadiume, si tek Akademia Internacional, në kampionat prania e gjërë e tifozerisë i detyron në një stadium më të madh.

Mundësia më e afërt është “Elbasan Arena”, teksa në “Selman Stermasi” do të ishte një pakënaqësi e madhe e tifozëve, duke qenë se ai është veshur ne bardheblu, pasi i Tiranës.
Shtuar më 07/11/2015, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori