Prishnje e njëanshme e kontratës, Milani duhet ti paguajë 16.5 milionë euro Sportingut të Lisbonës
Sulmuesi portugez Rafael Leao është në telashe të vërteta, pasi TAS-i i Lozanës ka vendosur se duhet t’i paguajë SportingutLisbonës një shifër prej 16.5 milionë eurosh, për prishjen e njëanshme të kontratës, në verën e 2018-ës.

Pas dhunës së ushtruar nga fansat e klubit ndaj disa prej lojtarëve, shumë prej tyre prishën në mënyrë të njëanshme kontratën me Sportingun e Lisbonës, mes të cilëve ishte edhe sulmuesi i talentuar Rafael Leao.

Ky i fundit u transferua te francezët e Lille dhe fitoi betejën e parë me klubin luzitan në FIFA, ndërsa verën e 2019-ës iu bashkua Milanit për shifrën e 35 milionë eurove. Megjithatë drejtuesit e Sportingut nuk u dorëzuan dhe apeluan vendimin në TAS.

Ky i fundit u shpreh sot se Leao nuk ka qenë në kushtet për të zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën dhe për këtë arsye duhet të dëmshpërblejë klubin e SportingutLisbonës me shifrën e 16.5 milionë eurove.
Shtuar më 19/03/2020, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori