Prishtina e Josës merr tri pikët e arta (FOTO LAJM)

Prishtina e Mirel Josës ka arritur një fitore të vështirë në transfertë, përballë Trepçës '89. Dy golat e Januzit në pjesën e parë i dhanë tri pikë të tjera kryeqytetasve, që qëndrojnë në kuotën e 18 pikëve, po aq sa Gjilani.

Këta të fundit arritën një fitore me shifrat 2-1, përballë Drenicës. Golat për gjilanasit u shënuan nga Thagi dhe Geci, të dy në pjesën e dytë, shkruan Albeu.com.

Në sfidat e tjera, Vëllaznimi barazoi 1-1 me Dritën, kurse Besa Pejës fitoi 3-1 ndaj Vllaznisë Pozheran. Pas 10 javësh, në vendin e parë mbetet Llapi me 20 pikë e ndjekur nga Gjilani dhe Prishtina. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2017, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori