Pritej te Milani përfundon te Napoli, Bakayoko gati për vizitat mjekësore
Tiemoue Bakayoko do të luajë këtë sezon me Napolin.

Mesfushori i Chelsea , Tiemoue Bakayoko do të kalojë sezonin e tij në formë huazimi te skuadra e Napoli.

Fabrizio Romano raporton se Bakayoko tashmë ka zbarkuar në Napoli, për të finalizuar testet mjekësore.

Lojtari do të nënshkruajë kontratë huazimi me italianët.

Kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2021, por pa opsion për blerje.
Shtuar më 04/10/2020, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori