Pritet akordi për "Pazza Inter", Gianfelice Facchetti lançon hymnin e ri (VIDEO)
Pëlqej
Pritje e madhe në shtëpinë e Interit në vigjilje të ndeshjes së parë sezonale në "San Siro". Gjithçka ka të bëjë me hymnin e skuadrës. Zikaltrit, siç raporton "La Gazzetta dello Sport", duhet të takohen sërish gjatë orëve në vazhdim me Rosita Celentanon, vajza e Adrianos, e cila ka të drejtën e autorit për "Pazza Inter".


Interi po kërkon që akordi të arrihet brenda së dielës, ndërsa Gianfeliece Facchetti, djali i ish presidentit Giacinto, propozon një hymn të ri me titullin "Zikaltër jemi ne" ose në italisht "Nerazzurri siamo noi". Kjo është shkruar nga Fabrizio Canciani dhe muzika është bërë nga Stefano Covri.

Ndërkohë "C'e solo l'Inter" pritet ti kthehet arkivit. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori