Manchester Unitedi ka vendosur t’ia ulë çmimin mesfushorit të vet francez, Paul Pogbas, i cili pritet të largohet nga klubi në verë.
Ylli francez Paul Pogba pritet të largohet nga
Unitedi në afatin kalimtar të verës dhe vendimi i klubit për t’ia ulur çmimin në treg e bën edhe më të mundshëm një gjë të tillë.
Sipas tabloidit britanik "Sun", Man
Unitedi është i
gatshëm të pranojë çfarëdo oferte në vlerë 105 milionë euro për
Pogban, një ulje e konsiderueshme nga çmimi i tij paraprak.
"Djajtë e kuq" nuk lëshonin pe në kërkesën e tyre për 190 milionë euro për
Pogban vitin e kaluar, por duket se tani janë të
gatshëm të nxjerrin diçka nga shitja e tij duke ditur se atij i mbaron kontrata verën e ardhshme.
Juventusi dhe Real Madridi janë dy klubet e interesuara për
Pogban dhe ky lajm mund t’i bëjë ata të lëvizin më shpejt në përpjekjet e tyre për t’i siguruar shërbimet e tij.
Shtuar më 19/03/2020,
ora 09:38