Pritje e veçantë për futbollistët e Francës në Moldavi


Pasditen e së enjtes, lojtarët e përfaqësueses franceze kanë mbërritur në Chisinau ku do të luajnë kualifikuesen e parë të Euro 2020.

Në faqen zyrtare të Twitter, kampionët e botës kanë publikuar dy foto ku Mbappe dhe Sissoko janë pritur me bukë e kripë.

Buka është servirur nga vajza të bukura me veshje tradicionale moldave.

Skuadra e Didier Deschamps do të luajë ditën e premte ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Moldavisë në “Stadionul Zimbru” të Chisinau-t. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2019, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori