Pritjes i vjen fundi, Neymar pritet të startojë sot
Pas plot tre muajve larg futbollit, pritjes së gjatë për rikthimin e Neymarit mund t’i vijë fund sot ndaj Monacos.

Braziliani nuk ka luajtur futboll që në Kupen e Francës kundër Strasbourgut më 23 janar.

Neymar, i cili ia ka shënuar 13 gola në po aq ndeshje në Ligë këtë sezon, u rikthye në stërvitje në fillim të këtij muaji por ende nuk është riaftësuar mjaftueshëm për të luajtur.

Por, Tuchel thotë se Neymar është shumë afër rikthimit, i cili mund të ndodhë kundër Monacos, në një ndeshje në të cilën PSG-ja mund ta sigurojë titullin.

"Duhet të presim, mbase të dielën, shpresoj", tha Tuchel.
Shtuar më 21/04/2019, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori