Pritni më shumë nga Hernandez
Javier Hernandez është optimist se mund ta përmirësojë atë që ishte sezon i shkëlqyeshëm debutues për Manchester Unitedin.Sulmuesi Meksikan është një ndër sulmuesit kryesor të United.

Meksikani 23 vjeç befasoi me shpejtësinë e adaptimit në Premierligë duke realizuar 19 gola derisa skuadra e tij fitoi titullin e kampionit. Por, ai beson se mund të paraqitet edhe më mirë.

"Jam trajtuar për mrekulli në Manchester dhe thjesht më duhet të shpaguaj tifozët. Kam kaluar një sezon shumë të mirë por shpresoj se mund të kontriboj edhe më tepër", tha Hernandez për Marca. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2011, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori