Probleme edhe te PSG-ja, Icardi drejt Londrës
Chelsea po mendon të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër gatë merkatos së verës. Obsolutish që ndryshime do ketë edhe në sulm ku "blutë" do të tentojnë të nënshkruajme me Mauro Icardin.

Icardi, i cili po luan te PSG i huazuar nga Interi, do të jetë duke kërkuar një përvojë të re pas përfundimit të huazimit nga skuadra parisiene.

Me Interin e vendosur që nuk dëshiron ta mbajë sulmuesin në ‘Guiseppe Meazza’, Chelsea po mendon të futet përmes planit të dytë për ta blerë kartonin e futbollistit.

Sipas asaj që bën të ditur Sky Sport, skuadra londineze është e gatshme të ofrojë deri në 54 milionë funte për Nerazzurët të cilët e kanë përfunduar romancën me argjentinasin.

Me ardhjen e 28-vjeçarit në Stamford Bridge hapësirat për Tammy Abraham pritet të zvogëlohen.

Gjatë këtij sezoni me kryeqytetasit, Icardi ka arritur të shënojë 11 gola dhe dy asistime në kampionatin francez.
Shtuar më 27/02/2020, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori