Probleme me dëmtimet te Brazili, dy thirrje të reja
Trajneri i Brazilit, Carlos Dunga ka thirrur me urgjencë dy lojtarë, sulmuesit e Psg Lucas Moura dhe portierin Gremios Marcelo Grohe, për të plotësuar vende bosh të lëna nga të dëmtuarit.

Kështu lojtari i kampionëve të Frandës merr vendin e Rafinhas së Barcelonës, që nuk është stërvitur asnjë ditë që nga dita e para e grumbullimit për shkak të një shqetësimi muskular.

E njëjta situatë edhe me portierin e Benfikës, Ederson, që pas tre ditësh në infermieri, e detyrua të dorëzohej dhe të kthehej në shtëpi.

Me dy ndryshimet e fundit shkon në katër numri i lojtarëve të zëvendësuar nga Dunga që nga grumbullimi i Selecaos për Kupën e Amerikës.

Më parë po për arsye dëmtimi Douglas Costa ia la vendin Rikardo Kakasë ndërsa për pozicionin e Ricardo Oliveras Dunga i besoi Jonas të Benfikës.
Shtuar më 01/06/2016, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori