Probleme me pagat, te Flamurtari lojtarët bëhen gati për bojkot
te klubi i Flamurtarit, ku nuk ka ende zgjidhje për çështjen e pagesave të futbollistëve dhe detyrimeve të prapambetura të tyre.

Edhe pse drejtuesit kishin marrë përsipër të shlyenin rrogat e lojtarëve që nuk paguhen prej disa muajsh, situata nuk ka ndryshuar këto ditë, aq sa futbollistët po mendojnë që të bojkotojnë stërvitjen, siç ka ndodhur shpesh edhe në sezonet e kaluara për të njëjtën arsye në këtë pjesë të vitit.

Lojtarëve u ishte premtuar se këtë javë do t’u shlyheshin detyrimet nga klubi, në mënyrë që të vazhdonte normalisht punë në javët e mbetura të Superiores dhe ekipi të ishte i përqendruar në fushën e lojës.

Por premtimi nuk është mbajtur sepse në llogaritë e futbollistëve nuk kanë kaluar pagesat dhe tani grupi po mendon të bëjë një veprim i cili është përsëritur disa herë edhe në të kaluarën, më së fundmi në janar, kur disa lojtarë nuk u paraqitën në stërvitje e më pas edhe zgjodhën që të largohen nga skuadra drejt destinacioneve të tjera, ndërsa kërkuan edhe të drejtën e tyre në FIFA.
Shtuar më 20/03/2019, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori