Probleme mes Mancinit dhe Bellamy
Albeu.com
Që prej mbërritjes së teknikut italian tek “Citizens”, Bellamy ka mbajtur pozicione kritike ndaj tij, madje kupa është mbushur te enjtën kur ai nuk ka marrë pjesë në stërvitje. Sipas burimeve të brëndshme, mes lojtarit dhe trajnerit ka pasur tension.“Përse nuk dëgjon cfarë të them? Pse duhet të qeshesh përhere ne stërvitje dhe në ndeshje?”, e ka pyetur Mancini lojtarin, i cili është përgjigjur: “Dua të bëj vetëm atë që është më e mira për skuadrën”. Për të qetësuar situaten ka ndërhyrë menjeherë menaxheri Garry Cook dhe administratori Brian Marwood. Ata kanë hyrë në fushë duke këshilluar lojtarin të kthehet në stërvitje. Por Bellamy u bën me dije se do kthehet në stërvitje vetëm kur Mancini t’i kërkojë falje, gjë që nuk ka ndodhur.
Shtuar më 20/02/2010, ora 03:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori