Probleme në gju, Vidal nuk stërvitet me Kilin
Pëlqej
Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, nuk ka mundur të vazhdojë stërvitjen me kombëtaren e Kilit në vigjilje të takimit miqësor kundër Meksikës. Ish futbollisti i Bayer Leverkusen vazhdon të ketë probleme me gjurin e operuar në qershor.

Problemi i Vidal ka shqetësuar edhe Juventusin që nuk mundi ta kishte të gatshëm për ndeshjen e parë në Serie A kundër Chievos por që mund ta humbasë edhe për ndeshjet e ardhshme jo vetëm në kampionat por edhe në Champions League. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2014, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori