Probleme për Thomas Strakoshën, kaos në stolin rezervë të Lazios
Portieri i Lazios dhe Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha ka frikësuar skuadrën e tij. Talenti shqiptar ishte në stolinrezervë në ndeshjen Napoli-Lazio dhe në minutën e 30-të pa pritur ka pasur një problem shëndetësorë.

Ai është detyruar që me ndihmën e mjekut kujdestar të shkojë dhe të qëndrojë në dhomat e zhveshjes. Fillimisht pasi kishte probleme, u bë një panik e madhe në stolin e Lazios para se Strakosha të largohet nga fusha.

Mediat në Itali kanë shkruar se shqiptari ka pasur disa probleme të pa pritura me zorrët e tij. Gjendja e talentit shqiptar tani është e mirë dhe ajo dhimbje ka qenë vetëm për rreth një orë.
Kujtojmë që Strakosha këtë edicion ka ruajtur portën e Lazios në tri ndeshje.
Shtuar më 06/11/2016, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori