Probleme serioze për Chelsean, rebelohet ylli i skuadrës
Pëlqej
Sipas mediave britanike në klubin e Chelseas kanë nisur probleme serioze.

Pretagonist i këtyre lajmeve është bërë ylli i skuadrës, belgu Eden Hazard ku raportohet se ai nuk është përgjigjur thirrjeve të klubit për tu kthyer në stërvitje.

Sipas mediave angleze, ylli belg duhej të ishte paraqitur dje në ambientet e klubit si dhe në stërvitje, por mesa duket kjo gjë nuk ka ndodhur, të paktën sepse gazetarët e pranishëm nuk kanë mundur që ta fokusojnë as në foto dhe as në video, në asnjë moment gjatë seancës së djeshme.

Dhe kaq ka mjaftuar që të nënvizohet se përpara finales së Superkupës, Eden Hazard ka vendosur që të rebelohet ndaj drejtuesve dhe trajnerit Sarri, ndonëse nëse kjo do të jetë e vërtetë do të kuptohet sot pasdite./albeu.com/

Shtuar më 05/08/2018, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori