Probleme te Franca, dy yje mungojnë në stërvitje
Franca ka zbritur në fushën stërvitore të Clairefontaine ku ra në sy mungesa e Paul Pogba dhe Eliaquim Mangala.

Sipas mediave franceze, mesfushori i Juventusit dhe mbrojtësi i Manchester City nuk u vunë nën urdhrat e trajnerit Didier Deschamps pasi zgjodhën të stërviteshin veçmas në ambjentet e mbyllura të qendrës stërvitore.

Nuk dihet ende nëse mungesa e tyre në seancën stërvitore lidhet me ndonjë dëmtim të mundshëm, por vendimi është marrë pas konsultimit me trajnerin e Francës.
Shtuar më 12/06/2016, ora 20:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori