Problemet familjare e detyruan të jepte dorëheqjen, Spanja gati të rikthejë trajnerin e njohur
Një lajm i papritur vjen nga Spanja. Iberikët do të rikthejnë trajnerin Luis Enriquekrye të kombëtares "La Roha" për Kampionatin Europian, që do të zhvillohet në verën e ardhshme.

5 muaj më parë Enrique dha dorëheqjen nga “La Roja” në muajin qershor për shkak të sëmundjes së vajzës së tij Xana, e cila ishte prekur nga kanceri. Që nga 19 qershori, Spanja është drejtuar nga Robert Moreno (ndihmës i Luis Enrique), nën drejtimin e të cilit përfaqësuesja iberike arriti të kualifikohej pa probleme në finalet e Euro 2020.

Sipas Cadena COPE, Federata Spanjolle e Futbollit ka kontaktuar me Enriquen, duke i kërkuar që të kthehej në krye të ekipit. Tekniku mësohet se është përgjigjur pozitivisht. Vendimi mund të bëhet zyrtar pas përfundimit të ndeshjes së fundit në grup me Rumaninë.
Shtuar më 19/11/2019, ora 08:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori