Problemet fizike, ndalet sërish Vidal
Pëlqej
Arturo Vidal nuk po gjen paqe. Pas problemeve me gjurin, futbollisti kilian është kthyer në qendrën stërvitore Vinovo, por pa u stërvitur me skuadrën për shkak të një shqetësimi që ka ndierë në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.

I sapokthyer nga impenjimet me kombëtaren latinoamerikane, Vidal do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme për të vlerësuar gjendjen e tij si dhe mundësinë e aktivizimit në sfidën e fundjavës me Udinesen, apo në përballjen me Malmon në Champions League.

Sikurse njofton vetë klubi bardhezi, vetëm gjatë kësaj të mërkure do të mësohet dicka më shumë për gjendjen e Vidal, me Allegrin që kryqëzon gishtat për ta patur sa më shpejt nën urdhrat e tij 27-vjeçarin, që mbetet një nga pikat më të forta të kampionëve të Italisë.

Në dispocion të Allegrit janë rikthyer futbollisti zvicëran Lihshtajner, Caceres dhe talenti francez Coman. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori