Mungesat në mesfushë, Juventus grumbullon shqiptarin Kabashi
Munngesat e shumta kanë vënë në pozitë të vështirë trajnerin e Juventusit Antonio Konte dhe të gjithë ekipin. Sikur të mos mjaftonin mungesat e konfirmuara prej kohësh tashmë, Kielini, Pepe, Bentdner dhe Azamoah, për sfidën e sotme nuk do të jenë të gatshëm as Pirlo, Markizio dhe Kualiarela.


Për këtë arsye, Konte ka grumbulluar pesë lojtarë nga skuadra e të rinjve për sfidën e sotme, mbrojtësit Rugani e Garsia, mesfushorin shqiptar Elvis Kabashi dhe kolegun e repartit Skiavone, si dhe sulmuesin Beltrame. Por, duke parë mungesat e shumta në mesfushë, thuajse e sigurt do të jetë prezenca në pankinë e talentit 18-vjeçar nga vendi ynë, pjesëtar edhe i përfaqësueses U-19 të Shqipërisë, i cili që nga vera e vitit 2012 është pjesë e Juventusit. Elvis Kabashi është një nga lojtarët më të vlerësuar nga Konte, që aktualisht janë pjesë e “Primaverës” së bardhezinjve dhe sot ai do të jetë pjesë e skuadrës së parë. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2013, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori