Problemet me pagat te Kamza, lojtarët do kërkojnë takim me Mziun
Kamza nuk po kalon aspak një moment të mirë në Kategorinë Superiore. Si mos mjaftonin rezultatet në fushën e lojës te kamzalinjtë lojtarët kanë probleme dhe me pagat e tyre dhe kjo ka ndikuar në rezultatet negative ekipit

Situata ka agravuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Presidentit, Naim Qarri dhe kryetarit të bashkisë, Xhelal Mziu.

Naqim Qarri ka kërkuar me ngulm që bashkia të japë paratë që i takojnë, në të kundërt do të përfundojnë në Gjykatën Administrative.

Mirëpo, teksa dy drejtuesit e klubit kanë konflikt mes tyre, janë lojtarët ata që po vujanë pasojat, ndërsa skuadra rrezikon të shkrihet.

Sakaq, Telesport mëson se nesër pritet të ketë një protestë nga tifozët para bashkisë. Ndërkaq stafi teknik i skuadrës dhe lojtarët kanë kërkuar takim zyrtarë me kryetarin e bashkisë, por ai ka hezituar t`i presë.

Ndërkohë, dita e nesërme është dhe afati që kanë vendosur lojtarët, për pagesat e prapambetura, në të kundërt nuk do të dalin në fushë.

Shtuar më 05/02/2019, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori