Plas te
Kukësi para ndeshjes kundër Teutës.
Skuadra nuk ka dalë sot në seancën e radhës stërvitore për shkak të problemit të pagave.
Prej javësh
situata te verilindorët “zien”, madje së fundmi ka pasur edhe largime nga
skuadra, pikërisht mbrojtësi kosovar, Sadik Vitija.
Situata nuk është aspak e mirë, por mbetet për t’u parë tashmë reagimi i drejtuesve të klubit.
Sipas “Panorama Sport”,
lojtarët kanë pritur prej ditësh të shlyhen, por pavarësisht premtimeve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Shtuar më 19/11/2020,
ora 15:36