Problemet për Realin nuk kanë fund, lojtari largohet me lot nga stërvitja
Jesus Vallejo lojtari i Real Madridit është larguar nga qendra stërvitore në lot pasi ende pa u rikuperuar nga dëmtimi i parë është dëmtuar sërish.

Lojtari ka bërë vetëm dy ndeshje këtë sezon, një në kupë dhe një në Champions League, ndaj CSKA.

Ky është dëmtimi i katërt këtë sezon për lojtarin. Qendërmbrojtësi pritej që të luante ndeshjen e kthimit me Leganesin në “Kupën e Mbretit”. Në 1 vit e gjysmë, spanjolli ka luajtur vetëm 14 ndeshje.

Gjithashtu vlen të theksohet se ekipi madrilen këtë sezon ka vuajtur shumë nga dëmtimet duke përmendur lojtarët e lënduar si Bale, Benzema, Kroos, Asnesio apo edhe Casemiro. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori