Problemet për Sarrin nuk kanë fund te Chelsea
Pëlqej
Maurizio Sarri ka filluar të përballet me probleme serioze te Chelsea.

Sipas gazetës spanjolle "AS", trajneri italian ka humbur mbështetjen në dhomën e zhveshjes së Chelsea.

Gazeta shkruan se Sarri nuk është në gjendje të llogarisë në mbështetjen e emrave të mëdhenj te Chelsea prej muajsh, dhe marrëdhënia e tij me disa prej tyre është e pariparueshme.

Situata është bërë edhe më keq kur disa prej yjeve të Chelsea po mendojnë largimin nga ‘Stamford Bridge’, përfshirë edhe lojtarin kryesor, Eden Hazard. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori