Problemet për Vidalin nuk kanë fund, kilianit i konfiskojnë pronat (FOTO LAJM)

Personazhë si Mario Baloteli, Radja Nainggolan, apo edhe së fundmi Arturo Vidal, bëjnë që protagonistët e futbollit të lakohen edhe në çështje që nuk kanë të bëjmë fare me fushat e blerta.

Ish-mesfushori i Juventusit, është në telashe me drejtësië italiane, për një borxh të pashlyer prej rreth 19 mijë eurosh në vitin 2017. Spanjollja “MARCA”, raporton se kilianit i janë konfiskuar edhe 4 banesa në Itali.

Përveç borxheve, Vidalit i kërkohen edhe 12 mijë euro të tjera, si kosto likuiditeti, të krijuara gjatë procesit gjyqësor. Siç shihet në njoftimin e publikuar, Vidal mori një paralajmërim në 24 dhjetor të 2018, për të shlyer borxhet para fundit të vitit. Tashmë, teksa Vidal nuk ka kryer asnjë veprim, pronat e tij do të dalin në ankand. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2019, ora 21:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori