Problemet te Chelsea nuk kanë fund, lojtari largohet 15 minuta më herët nga ndeshja
Chelsea nuk po regjistron rezultate të mira në ndeshjet e fundit, si pasojë e mungesës së vazhdimësisë.

Ata pësuan një humbje të rëndë kundër Arsenal, me rezultatin 2:0, duke rritur kështu edhe më shumë krizën në kampin “blu”.

Një gjë që ka tërhequr vëmendjen në ndeshjen ndaj Arsenal erdhi nga Andreas Christensen.

Qendër mbrojtësi i nevrikosur nga mungesa e minutave u largua qysh 15 minuta para se të mbaronte ndeshja.

Ai u nis drejt dhomave të zhveshjes, duke e nervozuar kështu pa masë trajnerin Maurizio Sarrin. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2019, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori