Prodani: Federata është në një moment të vështirë
I ftuar në emisionin Fair Play nga Enkeleida Zeko në News 24, ish-sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Eduard Prodani, flet për çështjen e mos regjistrimit të zgjedhjeve të FSHF nga Gjykata e Tiranës, pro edhe për këtë moment të vështirë të Federatës.

“Federata është një moment të vështirë. Nuk besoj se juristët kanë neglizhuar dokumentet që duheshin çuar në Gjykatë për të regjistruar zgjedhjet në Asamble, por mendoj se nuk ka pasur çfarë dokumentesh të dërgojë”, tha fillimish ai.

“Edhe vendime të tjera, të marra nga kjo Asamble, mund të kompromentohen. Nëse zgjedhjet nuk do legjitimohen, do kërkohen të bëhen zgjedhje të reja. Por, këtu do ishte një kolaps. Zgjedhjet e reja do i miratonte Komiteti Ekzekutiv, por ky komitet është i paligjshëm, i zgjedhur nga zgjedhje të palegjitimuara. Kemi të bëjmë me një rreth vicioz. Asambleja e jashtëzakonshme mund të thirret nga 1/3 e anëtarëve, por e formalizon Komiteti Ekzekutiv. Statuti nuk e parashikon këtë rast.” – deklaroi Prodani. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2018, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori